Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Degradimi i Rilindjes në Dibër rëndon mbi xhepat e qytetarëve
“Bulevardi u degradua totalisht, nuk kishte rrugë tjetër,” thotë një specialist i zyrës së Urbanistikës në Dibër për të justifikuar ribërjen nga e para të bulevardit “Elez Isufi” në qendër të qytetit të Peshkopisë. “Ndërhyrja ishte e detyruar,” shton ai, ndërsa kërkon të mos citohet me emër. Bulevardi “Elez Isufi” – një pedonale rreth 700 metra në qendër të Peshkopisë, ishte dikur një rrugë e rrethuar nga aroma e blirit. Ai iu nënshtrua projektit të Rilindjes Urbane në prag të zgjedhjeve lokale të pjesshme të vitit 2016, por punimet degraduan që në dimrin e parë, pasi pllakat u çanë nga ngricat dhe krijuan gropa përgjatë gjithë bulevardit. Bulevardi është një prej pesë projekteve që qarku i Dibrës fitoi në kuadër të Rilindjes Urbane me një...