Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
AKSK paralajmëron qytetarët shqiptarë: Kujdes nga kjo reklamë, është mashtrim! Ju merr para dhe të dhënat private
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në ushtrim të kompetencave të tij për garantimin e sigurisë në hapësirën digjitale dhe ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet kibernetike, informon qytetarët mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale. Mënyrat e funksionimit të mashtrimit Platforma TXEX përdor:* Reklama joshëse dhe të rreme në rrjete sociale (p.sh. Instagram, TikTok);* Krijimin e grupeve...