Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bardhi publikon pamje të tjera të kamerave të QV në Fier: Shtabi i Ballukut funksionojë si një organizatë kriminalo-elektorale
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët. Bardhi në një reagim në rrjetet sociale shprehet se pavarësisht heshtjes së turpshme të prokurorëve përballë kësaj batërdie elektorale, qytetarët e Fierit dhe gjithë Shqipërisë janë të qartë se 11 maji ishte mirëfilltazi një farsë elektorale, pa asnjë pikëtakimi me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që duhet të zhvillojë një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Evropian. Më poshtë postimi i plotë i Gazment Bardhit: EPISODI 10 / VOTIM I KONTROLLUAR =...