Shkodër/ Mori 1500 euro për të legalizuar një pronë, ndalohet 32 vjeçari, shpallet në kërkim personi që i dha paratë

Shkodër/ Mori 1500 euro për të legalizuar një pronë, ndalohet 32 vjeçari, shpallet në kërkim personi që i dha paratë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njoftoi ndalimin e shtetasit Sh. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe shpalljen në kërkim të shtetasit B. B., 41 vjeç, banues në Shkodër, për dyshimin e përfshirjes në një rast ryshfeti. Sipas policisë, B. B. dyshohet se i ka dhënë 1,500 euro shtetasit Sh. S., i cili i kishte premtuar se mund të ndërhynte te institucionet vendore për legalizimin e një prone private në emër të nënës së tij, në lagjen “10 Korriku” të Shkodrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare po punojnë për kapjen e shtetasit B. B., ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare...