Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Basha, distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së
Kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka distancuar sërish veten nga një artikull që flet për ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në punimin ku ai është bashkautor, thuhet se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”. Basha tha se “distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere”. “Dua të deklaroj me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe kombëtare që kurrë në jetën time nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me vlerën e shenjtë të popullit tonë”, tha Basha. Një ditë më parë, ai kishte thënë në Facebook...