Detaje nga operacioni në Shkozet, dy të arrestuarit autorë të shpërthimit me tritol dy javë më parë, lidhje me grupe kriminale

Detaje nga operacioni në Shkozet, dy të arrestuarit autorë të shpërthimit me tritol dy javë më parë, lidhje me grupe kriminale

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e 13 gushtit, ku në banesën e shtetasit I. Gjeçi në lagjen nr. 14 në Shkozet u vendos një sasi e konsiderueshme lënde plasëse. Si autorë të dyshuar u arrestuan Erald Mustafa dhe bashkëpunëtori i tij Arbi Haxhia, gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në të njëjtën zonë. Mustafa, i njohur për precedentë penalë dhe lidhje me grupe kriminale në Durrës, ishte arrestuar më herët pranë Drejtorisë së Policisë me një arsenal armësh, nga pistoleta deri te një mitraloz i lehtë. Rreth 20 muaj më parë ai i kishte shpëtuar një atentati me lëndë plasëse, pasi mjeti ku udhëtonte shpërtheu pa e lënduar. Aktualisht ai është nën hetim nga Krimet e Rënda për disa ngjarje të tjera.