Të ardhura nga droga, prokuroria e Tiranës i sekuestron 18 pasuri të dënuarit me 5 emra! Përdorte nënën pensioniste për t’u kamufluar

Të ardhura nga droga, prokuroria e Tiranës i sekuestron 18 pasuri të dënuarit me 5 emra! Përdorte nënën pensioniste për t’u kamufluar

Prokuroria Tiranë ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të shtetasit Kristian Koni i arrestuar për trafik droge në Itali dhe nënës së tij pensioniste. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në...