Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur Naun Shundi

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur Naun Shundi

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur, Naun Shundi. Aktori nuk e mundi dot betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej pak kohësh, e cila e shkëputi nga puna në teatër. Aktori u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët të kërkonin ndihmë. Më pas ai u rikthye në Shqipëri, ku vijoi trajtimin mjekësor në QSUT, shpenzimet e së cilës u mbuluan nga ministria e Shëndetësisë, siç edhe njoftoi më herët.