Nga janari bizneset do të përgjigjen për mbetjet, gjoba deri në 2 mln lekë për shkeljet

Nga janari bizneset do të përgjigjen për mbetjet, gjoba deri në 2 mln lekë për shkeljet

Nga 1 janari i vitit 2026, bizneset në vend që hedhin në treg produkte, do të ngarkohen me detyrimin për të menaxhuar mbetjet e prodhuara. Prodhuesit do të duhet të menaxhojnë mbetjet e gjeneruara pas konsumimit të tilla si ambalazhet, bateritë, automjetet e amortizuara dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Sipas bazës së re ligjore, bizneset ngarkohen me përgjegjësi financiare për të paguar kostot e grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve të gjeneruara nga produktet e tyre. Gjithashtu prodhuesit duhet të investojnë në infrastrukturën e grumbullimit. Dokumenti i nxjerrë për konsultim specifikon edhe masat administrative, në rast të mos përmbushjes së detyrimeve nga ana e bizneseve. Gjobat e propozuara variojnë nga 200 mijë në 2 milionë lekë. Aplikimi i bazës së re ligjore është detyrim...