Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident fatal në aksin Përmet-Çarçovë/ Makina përplas për vdekje 90-vjeçarin
Aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Përmet-Çarçovë, ku një automjet ka përplasur për vdekje 90-vjeçarin. Njoftimi i Policisë: Përmet/Informacion paraprak Rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.