Ursula von der Leyen dënon ofensivën ruse ndaj Kievit: Rusia të ndalë sulmet dhe të angazhohet në negociatat për paqe

Ursula von der Leyen dënon ofensivën ruse ndaj Kievit: Rusia të ndalë sulmet dhe të angazhohet në negociatat për paqe

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi sulmin e ri rus ndaj Kievit, si dhe goditjen ndaj delegacionit të BE-së në kryeqytetin ukrainas, në një postim në platformën X. “Një tjetër natë me bombardime të pandërprera ruse ka goditur infrastrukturën civile dhe ka vrarë njerëz të pafajshëm. Gjithashtu ka goditur delegacionin tonë të BE-së në Kiev. Stafi i delegacionit tonë është i sigurt. Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet e saj pa dallim ndaj infrastrukturës civile dhe të angazhohet në negociata për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksoi Presidentja e Komisionit në mesazhin e saj. Another night of Russia’s relentless bombings struck civilian infrastructure and killed innocents. It also hit our EU Delegation in Kyiv. Our Delegation staff is safe. Russia...