Kalaja denoncon mungesën e transparencës nga SPAK në hetimet për çështjen MC Gonigal: Kërkesat për informacion nuk morën përgjigje

Kalaja denoncon mungesën e transparencës nga SPAK në hetimet për çështjen MC Gonigal: Kërkesat për informacion nuk morën përgjigje

Avokatja Adrijana Kalaja, në një deklaratë për mediat, u shpreh se ka ndërmarrë disa përpjekje për të marrë informacion zyrtar nga SPAK lidhur me hetimet në çështjen MC Gonigal, në të cilën më 21 mars 2025 u depozituan prova të reja. Kalaja theksoi se megjithëse kërkoi informacionin brenda afateve ligjore, përgjigje nuk mori deri më 29 maj, kur u njoftua se përgjigjet do t’i jepeshin vetëm kallëzuesit dhe jo asaj, duke e lënë pa mundësi për të ndjekur procesin në interes të drejtësisë dhe publikut. Ajo theksoi rëndësinë e transparencës dhe aksesit në informacion në raste që prekin interesat kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe kritikoi mungesën e përgjigjeve nga SPAK si shkelje të procedurave ligjore dhe pengesë për drejtësinë.  "Çuditërisht më datë 29 maj, kur unë këtë...