Operacioni ‘blic’ me dy të arrestuar në Durrës, detaje: “I forti” me rrezikshmëri të lartë, kush është Aldi Mustafa?

Operacioni ‘blic’ me dy të arrestuar në Durrës, detaje: “I forti” me rrezikshmëri të lartë, kush është Aldi Mustafa?

Momenti i arrestimit-Aldi Mustafa DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni 'blic' i zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Policia në zonën e Shkozetit, ku ranë në pranga Aldi Mustafa dhe Arbi Haxhiu. Në një konferencë për mediat, Policia e Durrësit bëri me dije se gjatë arrestimit të tyre iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje. Sipas policisë, 39-vjeçari Aldo Mustafa, ka qenë në kërkim për një ngjarje të ndodhur në datë 13 gusht të këtij viti dhe rezulton me rrezikshmëri të lartë kriminale. Pjesë nga deklarata e Policisë së Durrësit: Po në kuadër të zbatimit të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të...