Armiqtë e drejtësisë së re në panik nga burgjet, ja si po bashkëpunojnë Berisha dhe Rama për të asgjësuar SPAK-un…

Armiqtë e drejtësisë së re në panik nga burgjet, ja si po bashkëpunojnë Berisha dhe Rama për të asgjësuar SPAK-un…

Në Tiranë po përgatitet një furtunë politike që mund të tronditë themelet e drejtësisë së re. Kryeministri Edi Rama, i zhgënjyer me prokurorët dhe gjyqtarët që kanë kaluar procesin e vetingut që lindi pas implementimit të Reformës në Drejtësi, ka vendosur të shkojë në ofensivë. Ai ka paralajmëruar se do të fusë “duart në reformën në drejtësi” duke kërcënuar hapur Prokurorinë e Posaçme (SPAK-un) dhe çdo prokuror e gjyqtarë që sipas tij kanë shkelur ligjin apo kanë “lajthitur” , për shkaka se kanë marrë vendime që nuk i pëlqejnë atij . Në anën tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha është armiku historik i reformës, që prej vitesh i sulmon pa kompromis prokurorët dhe gjyqtarët specialë. Prapaskenat Burime konfidenciale pohojnë se një marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe...