Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ushtar i ‘Rrumit të Shijakut’, kush është Aldi Mustafa që u arrestua në aksionin policor në Shkozet
Aldi Mustafa është një prej personave që ra në prangat e policisë, gjatë aksionit që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, të 27 gushtit, në Shkozet të Durrësit. Mbrëmjen e së mërkurës u shoqëruan në komisariat disa persona me rrezikshmëri të lartë, mes tyre Aldi Mustafa dhe Arbi Haxhiu. Aldi Mustafa në fakt nuk është një emër i padëgjuar për policinë. 3 vite më parë ai u kap me disa persona të tjerë, teksa ishte në makine me arsenal armësh. Ndërkohë që rreth një vit e gjysmë më parë, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e tij. Mustafa doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ndodhi ngjarja...