Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Mid’hat Frashëri: Bëjmë faj duke përdorur fjalë të huaja, harrojmë fjalët shqip dhe prishim gjuhën tonë…
Nga Mid’hat Frashëri Një ditë, në Stamboll isha me një shok. Si ecëm mjaft kohë në baltë të rrugëve, si u lodhëm duke kërcyer gur mbi gur nga frik’ e baltës, hymë në një kafene të çlodheshim pak. Kafeneja ishte gjysmë plot. Cilido kish zënë vend: kush këndonte një gazetë, kush kuvendonte me shokun, kush merrej me të rrëkëllyer qelqet me birë. Këtu-këtje, dukeshin dy a tre faqezinj, pun’e të cilëve ishte të hapnin veshët e të rrëmbenin ndonjë fjalë e ta thoshin atë tek qeveria… Unë me shokun tim, ndenjëm në një çip, ku ishin edhe dy miq shqiptarë. Harrova t’ju them që shoku im ishte turk, por një turk i perëndisë, i ndershëm dhe i mirë. Të dy miqtë shqiptarë ishin të rinj,...