Arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT në Durrës, zbardhen detajet: Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë dykatëshe dhe fushë mini-futbolli

Arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT në Durrës, zbardhen detajet: Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë dykatëshe dhe fushë mini-futbolli

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues i Parë Vilson Bala, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish-kryeinspektorin e IMT në Durrës Ardian Halili, për ndërtimet pa leje që kishte kryer në zonën e Ishmit. Ndërtimet janë kryer në kohën kur ai mbante këtë detyre, gjatë vitit 2018 e në vijim. “Në vijim të punës për lokalizimin e ndërtimeve pa leje, identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës, gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe ato të IKMT-së, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Rezidencë”. Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një...