Operacioni në Durrës: Erald Mustafa, pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’ kapet me armë, shoqërohet edhe Arbi Haxhija

Operacioni në Durrës: Erald Mustafa, pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’ kapet me armë, shoqërohet edhe Arbi Haxhija

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Policia në zonën e Shkozetit. 'Syri' raporton se një nga personat e arrestuar është Erald Mustafa, i njohur si pjesë e grupit kriminal të njohur si “Grupi i Rrumit të Shijakut”. Aleksandër Laho, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi ose Rrumi i Shijakut, është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe i dyshuar si pjesë e krimit të organizuar. Emri i tij doli në skenë pas një atentati mafioz në nëntor 2019 në Shkozet, ku udhëtonte bashkë me ish-prokurorin Arian Ndoja. Gjatë hetimeve për këtë atentat, u zbuluan prova për korrupsion dhe falsifikime pronash në Gjirin e Lalzit. Një video e regjistruar me telefon nga vetë Rrumi, ku ai negocionte një...