Dënohet me 7 vite burg vrasësi 15-vjeçar i kandidatit për president të Kolumbisë

Dënohet me 7 vite burg vrasësi 15-vjeçar i kandidatit për president të Kolumbisë

Një adoleshent 15-vjeçar në Kolumbi, i cili qëlloi me armë dhe plagosi për vdekje senatorin e djathtë dhe kandidatin potencial për president, Miguel Uribe, më 7 qershor, u dënua dje (të mërkurën) me 7 vite burgim, njoftoi prokuroria kolumbiane. I riu do të vuajë dënimin fillimisht në një qendër të specializuar rehabilitimi për të mitur dhe nuk do të transferohet në burg për të rritur deri në moshën 18-vjeçare, sqaroi prokuroria.Lexo edhe :Related Posts Miguel Uribe, 39 vjeç, një figurë e njohur e së djathtës dhe favorit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, u qëllua dy herë në kokë teksa mbante fjalim para mbështetësve në Bogota në fillim të qershorit. Pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale, ai ndërroi jetë më 11 gusht, si pasojë e komplikacioneve nga...