Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Turizmi në Shqipëri: Plazhe të bukura, çmime të larta dhe sezoni që zhgënjen pritshmëritë
Nga Esmeralda Topi dhe Atdhe Mulla Mëngjesi i 25 gushtit na gjeti në rrugë. Nga Tirana morëm drejtimin për në jug, me synimin për të parë nga afër ecurinë e një sezoni turistik që nisi me pritshmëri të mëdha, por që nuk arriti të kthehej në “bumin” e shumëpërfolur. Rruga drejt Himarës zgjati rreth tre orë e gjysmë. Për fatin tonë të mirë, zgjimi i hershëm na kurseu trafikun, madje edhe në autostradën Tiranë–Durrës, e cila prej muajsh është kthyer në një makth udhëtimi për shkak të punimeve. Në hyrje të Vlorës, tek rrethrrotullimi i njohur si “Kulaçi”, disa pika shiu na e prishën humorin për pak çaste. Por ndërsa iu afruam ujit të ftohtë, dielli doli sërish. Plazhet përbri shëtitores së Vlorës ishin thuajse bosh, me ndonjë...