Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama nderoi heronjtë antizjarr, reagon PD: Mjete, jo dekorata! T’u sigurojë infrastrukturë për të luftuar zjarret
Partia Demokratike reagoi dje për dekoratat që u shpërndau kryeministri Edi Rama punonjësve që u përfshinë në luftën ndaj zjarreve në vend, duke e quajtur ‘tallje me ta’. PD tha se punonjësit e Zjarrfikësve dhe Emergjencave nuk kanë nevojë për lëvdata boshe dhe medalje, por për infrastrukturë për të luftuar zjarret. Teksa ironizoi kryeministrin, PD nënvizon se “Rama shpërndau medalje ari, argjendi e bronzi, a thua se mbrojtja nga zjarret është një sport”. “Ramaduro u ka shpërndarë sot punonjësve të Zjarrfikësve dhe ekipit të Emergjencave medalje ari, argjendi apo bronzi, a thua se mbrojtja e vendit dhe qytetarëve nga rreziku i zjarreve është një sport. Ndërkohë që Partia Demokratike e vlerëson lart sakrificën, vetmohimin e pjesëtarëve, të Forcave të Armatosura, të Reparteve të Zjarrfikësve, të...