Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Momenti kur uji i një ujëvare “gëlltit” një Youtuber 22-vjeçar në Indi, video tronditëse
Një YouTuber 22-vjeçar në Indi ka vdekur pasi u rrëmbye nga një ujëvarë ndërsa po pozonte për një video. Sipas Daily Mail, 22-vjeçari Sagar Tudu kishte shkuar në ujëvarën Duduma në distriktin Koraput të Indisë të shtunën për të xhiruar një video me dron për kanalin e tij kur ndodhi tragjedia. Disa sekonda më vonë, uji e mori me vete dhe, pavarësisht përpjekjeve të tij për t’u mbajtur pas një shkëmbi, nuk arriti të shpëtonte. Videoja rrëqethëse – e cila është bërë virale – tregon gjithashtu kalimtarët që përpiqen t’i hedhin një litar dhe t’i japin udhëzime se çfarë të bëjë në një përpjekje të dëshpëruar për ta shpëtuar, por pa sukses. 22-year-old Indian YouTuber, Sagar Tudu, will never be seen on Youtube again, he...