Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Viktor Orban në telashe të mëdha – nëse nuk rifillon punën tubacioni ‘Druzhba’, Hungaria ka rezerva nafte vetëm për 30 ditë
Nëse furnizimi me naftë përmes naftësjellësit “Druzhba” nuk rifillon deri në muajin shtator, Hungaria dhe Sllovakia do të detyrohen të përdorin rezervat strategjike, deklaroi Zsolt Hernadi, drejtor ekzekutiv i kompanisë hungareze të naftës MOL, në një intervistë për portalin Mandiner. “Kemi rezerva nafte për 25-30 ditë, dhe përveç kësaj Hungaria ka benzinë, naftë dhe karburant për avionë për afërsisht të njëjtën periudhë. Situata në Sllovaki është përafërsisht e njëjtë”, tha ai. Edhe nëse Budapesti dhe Bratislava vazhdojnë të marrin naftë ruse përmes një rruge alternative, ekziston rreziku që rafineritë të mos punojnë me kapacitet të plotë, gjë që do të shkaktonte një reagim zinxhir në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore, theksoi Hernadi. Në rast të ndërprerjes së furnizimit me naftë ruse përmes naftësjellësit Druzhba,...