Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi/ Burri e ndoqi me thikë nëpër shtëpi, djali 13-vjeçar u përpoq ta shpëtonte

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Greqi/ Burri e ndoqi me thikë nëpër shtëpi, djali 13-vjeçar u përpoq ta shpëtonte

Ngjarja tragjike që ndodhi në Volos të Greqisë, ku një 36-vjeçare shqiptare u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar, ka tronditur opinionin publik. Aktakuza ndaj autorit të krimit përshkruan në mënyrë rrëqethëse momentet e fundit të gruas, e cila përpiqej me çdo kusht t’i shpëtonte dhunës së tij. Sipas dokumenteve të zbuluara nga Zougla.gr, gjithçka nisi me një debat verbal në apartamentin e çiftit. Në kulmin e tensionit, burri mori një thikë nga një set pjekjeje që ndodhej në ballkon dhe nisi të ndjekë gruan, fillimisht brenda shtëpisë dhe më pas jashtë saj. Viktima u përpoq të mbyllte derën e kuzhinës për ta izoluar në ballkon, por ai e theu derën me forcë. E tmerruar, ajo vrapoi drejt korridorit dhe shkallëve të pallatit për të...