Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“KPop Demon Hunters” thyen rekordin e Netflix, bëhet filmi më i shikuar ndonjëherë
Filmi i animuar muzikor “KPop Demon Hunters”, prodhim i Sony Pictures Animation, është shpallur zyrtarisht filmi më i shikuar në historinë e platformës Netflix. Nga data 18 deri më 24 gusht, filmi shtoi edhe 25.4 milionë shikime, duke e çuar totalin që prej premierës më 20 qershor në plot 236 milionë shikime. Me këtë shifër, ai ka kaluar në krye të listës së filmave më të shikuar në gjuhën angleze në Netflix, duke lënë pas superhitin “Red Notice”. Sipas Deadline, suksesi i filmit është edhe më mbresëlënës pasi për tre javë rresht ka ruajtur pothuajse 0% rënie të audiencës, ndërkohë që më parë regjistroi dy javë me nga 26 milionë shikime secila. Një tjetër shtysë iu dha nga lansimi i “KPop Demon Hunters: The Sing-Along...