Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zbulohet data, ja kur Edi Rama do të shpallë qeverinë e re
Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbledh më datë 11 Shtator Asamblenë e Partisë Socialiste. Burime për mediat bëjnë me dije se tashmë është caktuar data se kur Rama do të prezantojë qeverinë e re, pas fitores së zgjedhjeve në 11 Maj, ku PS mori 83 deputetë. 2 javë para Asamblesë, kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet lidhur me emrat që do të jene pjesë e ekzekutivit. Gjatë ditës së djeshme, ai priti në zyrën e tij në Kryeministri Ministrin e Financave, Petrit Malajn, zv.kryeministren Belinda Balluku dhe Ministren e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj. Po ashtu Rama është takuar në zyrën e tij edhe me biznesmenin Behgjet Pacolli. Ndërkohë Presidenti Bajram Begaj do të duhet të dekretojë një datë për seancën e parë të Parlamentit...