Autori i sulmit me armë në Minneapolis kishte publikuar video me armë para ngjarjes tragjike

Autori i sulmit me armë në Minneapolis kishte publikuar video me armë para ngjarjes tragjike

Kanë dalë detaje të reja nga sulmi me armë ditën e sotme në një shkollë katolike në Minneapolis në SHBA, ku si pasojë e të shtënave humbën jetën tre persona, përfshirë dhe autori si dhe mbetën disa të plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Mediat amerikane bëjnë me dije se autori i ngjarjes së rëndë, 23-vjeçari banonte në periferi të Minneapolis. Më herë gjatë ditës, ai kishte publikuar dy video në Youtube, ku shfaqeshin armë, plumba dhe karikatorë, që nga pamjet duket se janë në një dhomë gjumi, sipas BBC. Videot ishin përkatësisht 10 dhe 20 minuta të gjata.