Shoqata e Rinisë Finiq nismë për mbledhje fondesh në mbështetje për zjarrfikësit

Shoqata e Rinisë Finiq nismë për mbledhje fondesh në mbështetje për zjarrfikësit

Shoqata e Rinisë së Bashkisë Finiq mbledh mbi 8 mijë euro për blerje paisjesh për zjarrfikësit   Pas zjarreve të mëdha që goditën zonën e Bashkisë Finiq gjatë kësaj vere, Shoqata e Rinisë ndërmori një nismë të rëndësishme solidariteti për të mbështetur Shërbimin të Zjarrfikësve. Në kuadër të kësaj nisme, brenda 24 orëve janë grumbulluar fonde që i kalojnë shifrën e 8 mijë eurove, të cilat do të shërbejnë për blerjen e pajisjeve mbrojtëse dhe mjeteve zjarrfikëse. Këto mjete do t’u mundësojnë forcave zjarrfikëse të kryejnë detyrën e tyre me më shumë siguri dhe efikasitet, në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.     Flakët e kësaj vere prekën rëndë shumë fshatra të Bashkisë Finiq. Zjarri hyri në Dhivër, Velahovë, Livinë, Kronj, Krane, Navaricë,...