Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Pas hetimit të OLAF, institucionet vendase mbyllin auditimin e IPARD II për 2023
Përveç hetimit të ndërmarrë 2 vite më parë nga OLAF për programin IPARD II ka përfunduar auditimi nga institucionet shtetërore vendase për vitin financiar 2023 të programit, ndërsa është në proces 2024.Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE (AAPAA) një institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, që ka në fokus auditimin e transaksioneve të fondeve nga programet e BE, para dhe pas anëtarësimit ka publikuar raportin vjetor për 2024.Ndër të tjera në raportin e publikuar nga AAPAA theksohet se për vitin financiar 2023 të programit IPARD II ka përfunduar auditimi i operacioneve, auditimi i llogarive, raporti dhe opinioni vjetor i auditimit, si dhe ndjekja e gjetjeve dhe rekomandimeve të mëparshme. Për vitin financiar 2024 të programit IPARD auditimi i sistemit është...