Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Anketa, Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda vitit. Këto ishin rezultatet e anketës që zhvilloi në nëntor të vitit 2024 Banka Qendrore e Austrisë në vendet e Europës, Qendrore, Juglindore dhe Lindore CESEE (Bullgari, Çeki, Hungari, Poloni, Rumani, Shqipëri, Bosnjë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi).Anketa që kishte si qëllim përdorimin e euros në këto vende, përfshiu edhe pyetjet për emigracionin. Rezultatet treguan se Shqipëria mbetet vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve me synime për emigrim në rajon. Anketa “Euro e OeNB 2024” tregon se, megjithëse dëshira për të emigruar është në rënie në shumicën e vendeve të rajonit, Shqipëria vazhdon të qëndrojë ndër vendet me përqindjen...