“UÇK u financua nga trafikantët e drogës”! Një shkrim i Dimal Bashës nxit reagime në Kosovë

“UÇK u financua nga trafikantët e drogës”! Një shkrim i Dimal Bashës nxit reagime në Kosovë

Një punim i vitit 2012, në të cilin bashkëautor ishte edhe kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë më 27 gusht. Në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”. Pas raportimeve nga mediat për këtë punim, kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha, mohoi se ka shkruar ndonjëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Basha tha se kontributi i tij në këtë punim është vetëm në Kapitullin 3, “i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në...