Vangjush Furxhi, një zë i përjetshëm i artit shqiptar

Vangjush Furxhi, një zë i përjetshëm i artit shqiptar

Nga Albert Vataj Kaq shpejt kalon koha. U bënë 24 vite që kur një njeri i mirë dhe një zë unik i artit skenik, u këput, për të mbetur si një shkreptimë drite në eterin e fjalës së veshur me shpirt, dhe shpirtin e personazheve të ngopur me zemrën që rrahu në ato gjokse, që ai solli në jetë për të merituar përjetësinë njëherash me ta. Ka ikje që nuk shuhen, por mbeten si një rrymë e padukshme që frymon brenda nesh. Ka zëra që heshtin, por heshtja e tyre bëhet jehonë më e fortë se çdo fjalë. Kështu është kujtimi për Vangjush Furxhin, aktorin e dilemave njerëzore, njeriun e skenës që nuk i dha vetëm trup rolit, por shpirtin, syrin, zemrën. Lindi në Korçën...