Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona’
Thënie nga Johann Wolfgang von Goethe Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda! • Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh! • Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para! • Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim! • Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet! • Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet! • Njeriu fisnik i bën për vete njerëzit fisnikë, dhe di si të mbështetet tek ata!...