Horror në Greqi/ Burri ther me thikë bashkëshorten shqiptare, 13-vjeçari përpiqet ta mbrojë:Theu derën e kuzhinës dhe..

Horror në Greqi/ Burri ther me thikë bashkëshorten shqiptare, 13-vjeçari përpiqet ta mbrojë:Theu derën e kuzhinës dhe..

Aktakuza kundër vrasësit 40-vjeçar shqiptar të Volosit është tronditëse, pasi përshkruan minutë pas minute momentet e fundit dramatike të gruas, e cila po përpiqej t’i shpëtonte tërbimit të tij. Zougla.gr zbulon çfarë ndodhi në apartamentin në katin e parë në ditën fatale dhe ankthin e nënës 36-vjeçare për të shpëtuar. “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten” E gjitha filloi me një sherr. Përshkrimi është tronditës: “Ju morët një thike nga një set pjekjeje që ndodhej në ballkonin e apartamentit dhe filluat ta ndiqnit, fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja juaj u përpoq ta mbyllte pa sukses, me qëllim që t’ju izolonte në ballkon, dhe më pas brenda apartamentit, ku ajo iku për të shpëtuar jetën, duke kuptuar rrezikun...