Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Librazhd, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen rëndë dy persona (Detaje)
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd, pranë zonës së Labinot-Fushës rreth orës 21:55. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Njëri prej të lënduarve ka mbetur i plagosur rëndë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin rrugor. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.