Iu pre koka nga trupat franceze në 1897, Franca i kthen Madaskarit kafkën e Mbretit Toera

Iu pre koka nga trupat franceze në 1897, Franca i kthen Madaskarit kafkën e Mbretit Toera

Franca ka kthyer tre kocka njeriu në Madagaskar, më shumë se një shekull pas sekuestrove gjatë periudhës koloniale. Njëra prej tyre besohet të jetë e mbretit Toera të popullit Sakalava, i cili u pre koka nga trupat franceze në vitin 1897. Kthimi i këtyre mbetjeve është i pari në kuadër të ligjit francez të vitit 2023, i cili mundëson kthimin e mbetjeve njerëzore në vendin e origjinës për qëllime varrimi. Kockat ishin ruajtur në koleksionet e Muzeut të Historisë Natyrale të Francës dhe u dorëzuan formalisht në një ceremoni në Ministrinë e Kulturës të Francës. Kocka e mbretit Toera ka rëndësi të veçantë historike, pasi ai u ekzekutua nga trupat franceze gjatë pushtimit të Madagaskarit në vitet 1890. Dy kockat e tjera përkasin për dy...