SHBA ul flamujt në gjysmështizë! Sulmi në shkollën katolike në Minneapolis po hetohet si akt terrorist dhe krim urrejtjeje

SHBA ul flamujt në gjysmështizë! Sulmi në shkollën katolike në Minneapolis po hetohet si akt terrorist dhe krim urrejtjeje

Sulmi masiv që shkaktoi vdekjen e dy fëmijëve në një shkollë katolike në Minneapolis po hetohet si ‘akt terrorist dhe krim urrejtjeje ndaj besimtarëve katolikë’. Kështu njoftoi drejtori i FBI-së, Kash Patel, përmes një postimi në rrjetin social “X”. Robin Westman, 23 vjeç, qëlloi me breshëri plumbash drejt një shkolle katolike në Minneapolis të shtetit amerikan në Minnesotës, duke lënë të vdekur dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç dhe duke plagosur 17 të tjerë. Pas sulmit, i dha fund jetës. Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi pak orë më pas një dekret presidencial në nder të viktimave. Duke i përshkruar të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ai urdhëroi që flamujt në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë. Urdhri do të mbetet në fuqi...