Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekskluzive/ Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar
Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë. Një burim i besueshëm në PS tha për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë për anonçimin e ministrave të rinj. Kjo do të thotë një ndryshim në traditën e shpalljes së tre kabineteve të shkuara qeverisëse, ndodhur përpara mbajtjes së seancës së parë konstituive. Pra, kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të qëndrojë në detyrë. Dy duket se do të jenë parimet mbi të...