Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Studim alarmues: Tymi nga zjarret në pyje shkakton më shumë vdekje se sa mendohej më parë
Tymi i prodhuar nga zjarret në pyje është shumë më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut sesa vlerësohej deri më tani, ka zbuluar një studim i ri. Sipas hulumtimit, vdekjet e shkaktuara nga ekspozimi afatshkurtër ndaj grimcave të imëta PM2.5 janë nënvlerësuar me 93 për qind. Studiuesit kanë konstatuar se mesatarisht 535 persona në vit në Evropë kanë humbur jetën midis viteve 2004 dhe 2022 për shkak të thithjes së këtyre grimcave toksike, të çliruara nga zjarret në pyje. Në krahasim, metodat standarde të matjes parashikonin vetëm 38 vdekje në vit. Studimi vjen ndërsa zjarret kanë përfshirë Evropën Jugore, ku sipas të dhënave të reja të BE-së, mbi 895,000 hektarë janë djegur deri tani në vitin 2025, duke shënuar një rekord për këtë periudhë të...