Jeta është e mundur edhe në planetë pa ujë

Jeta është e mundur edhe në planetë pa ujë

Jeta mund të ekzistonte edhe në planetë pa ujë nëse do të ishin të pranishme përzierje fluide të kripërave (lëngje jonike) të afta për të strehuar molekula biologjike si proteinat, sipas një studimi nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit. “Ne e konsiderojmë ujin të domosdoshëm për jetën sepse kjo është ajo që na nevojitet për jetën në Tokë. Por nëse marrim në konsideratë një përkufizim më të përgjithshëm, shohim se ajo që na duhet është një lëng në të cilin mund të ndodhë metabolizmi për jetën”, thotë Rachana Agrawal, e cila drejtoi studimin. “Tani, nëse përfshijmë lëngun jonik si një mundësi, kjo mund ta rrisë ndjeshëm zonën e banueshme për të gjitha botët shkëmbore”, shton ajo. Studiuesit zbuluan se ky lloj i veçantë lëngu mund...