FOTO/ Japonezi 102-vjeçar vendos rekord duke ngjitur malin Fuji

FOTO/ Japonezi 102-vjeçar vendos rekord duke ngjitur malin Fuji

Një japonez 102-vjeçar, Kokichi Akuzawa, ka vendosur një rekord botëror duke u bërë njeriu më i vjetër që ngjitet në malin Fuji, maja më e lartë e Japonisë me 3,776 metra, raporton Guinness World Records. Kokichi shpenzoi tre ditë për t’u ngjitur në majë, pas rikuperimit nga problemet me zemrën. Në Fuji, ai ishte ngjitur edhe kur ishte 96 vjeç. Ngjitjen e fundit e përshkroi si “shumë më ndryshe nga hera e fundit”, dhe nuk kurseu shakatë me gazetarët duke u thënë: “Nuk ngjitem më! Nëse do më pyesni vitin tjetër, mund të ketë një përgjigje tjetër, por për tani jam i kënaqur me këtë arritje.”