Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi! Burri e ndoqi me thikë në dorë, fëmija 13 vjeç u përpoq të mbrojë nënën
Detaje dhe përshkrime të frikshme janë mësuar se si e regjistron Departamenti i Drejtësisë vrasjen brutale të shqiptares nga burri i saj, minutë pas minute. Aktakuza kundër vrasësit 40-vjeçar të Volosit, Pandeli Nakoleci, është tronditëse dhe rrëqethëse, pasi përshkruan minutë pas minute momentet e fundit dramatike të gruas së tij, e cila po përpiqej t’i shpëtonte tërbimit të tij. Media greke, Zougla.gr zbulon çfarë ndodhi në apartamentin në katin e parë në ditën fatale dhe ankthin e nënës 36-vjeçare për të shpëtuar. “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten” E gjitha filloi me një sherr. Përshkrimi është tronditës: “Ju (red. autori i krimit) morët një thike nga një set pjekjeje që ndodhej në ballkonin e apartamentit dhe filluat ta ndiqnit, fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej...