Mediu: “Pa Berishën, nuk ka më PD”. Pyetja shtrohet: A fiton PD-ja me Berishën?

Mediu: “Pa Berishën, nuk ka më PD”. Pyetja shtrohet: A fiton PD-ja me Berishën?

“Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”- tha sot Fatmir Mediu, kryetar i PR, partia aleate tradicionale e PD. Ndërkohë PD-ja ka humbur, paçka se çfarë thonë në selinë blu. Nëse ua mori votat Rama, atëhere pse Berisha dhe PD hynë në zgjedhje me kryeministër Ramën, kur para një viti deklaronin e përbetoheshin se “do të krijojmë qeveri teknike zgjedhore” dhe se “nuk futemi në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër”, etj. Ishte PD që pranoi pazar me PS që të ndryshonin Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve, ku të kishin në dorë pikërisht kryetarët e partive listën e mbyllur, pra listën e deputetëve...