SPAK arrestoi 2 inspektorë të IMT-së, institucioni “lan duar”: Janë shkarkuar nga detyra

SPAK arrestoi 2 inspektorë të IMT-së, institucioni “lan duar”: Janë shkarkuar nga detyra

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe SPAK, ku u arrestuan disa punonjës të institucionit për dyshime korrupsioni. Në një komunikim zyrtar, IMT njofton se katër punonjësit e përfshirë në këtë rast janë shkarkuar nga detyra. “Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Masat administrative përkatëse janë marrë menjëherë, duke përfshirë shkarkimin nga detyra të personave të përfshirë,” thuhet në reagim. Ndërkohë janë zbuluar identitetet e inspektorëve të përfshirë në operacionin e SPAK-ut. Nga hetimet rezultoi se dy punonjës janë arrestuar: Gerald Fucia dhe Edmond Çela, ndërsa dy të tjerë, Klajdi Zhilla dhe një person tjetër, janë shpallur në kërkim. Sipas raportimeve në media, dy të arrestuarit u...