Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Të shtëna gjatë dasmës në Turqi, vritet dhëndri 23-vjeçar
                            Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Sebinkarahisar, në provincën Giresun. Dhëndri 23-vjeçar, i identifikuar si Ali K., u plagos ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij po shoqëroheshin drejt shtëpisë pas përfundimit të ceremonisë martesore. Më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Dyshohet se të shtënat u kryen nga një e afërme e nuses. Forcat e sigurisë kanë ndaluar gruan e dyshuar, ndërkohë që në oborrin e saj janë gjetur dy armë zjarri pa leje. Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen. Të shtënat festive gjatë dasmave janë një fenomen i zakonshëm në rajonin e Detit të Zi në Turqi, shpeshherë me pasoja tragjike. Autoritetet turke kanë bërë thirrje të përsëritura për ndërprerjen e kësaj praktike të rrezikshme, e cila po shndërrohet...