Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Me koncert solemn shënohet 115-vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetori i Katedrales
Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20- vjetorit të bekimit të gurëthemelit të Katedrales që mban emrin e saj është mbajtur një koncert solemn për të nderuar veprën e shenjtores së njohur në mbarë botën, shkruan KultPlus. Ky aktivitet solemn i cili ka mbledhur personalitete të shumta nga arti, kultura, religjioni dhe politika është organizuar nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Qendrën për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore (QTSHK). Pjesa e parë e mbrëmjes iu dedikua fjalimeve përshëndetëse, ligjëratës historike nga Don Shan Zefi për 20-vjetorin e gurthemelit të Katedrales dhe dokumentarit me pamje arkivore nga dita e bekimit të gurëthemelit. Ndërsa, pjesa e dytë solli një program të pasur artistik me: Besiana Mehmedi (mezzosoprano), Mariana Leka (soprano), Gerald Murra (tenor),...