Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës! Rritet asistenca online për qytetarët

Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës! Rritet asistenca online për qytetarët

Bashkia e Elbasanit ka përfunduar procesin e emërimit të 18 administratorëve të njësive administrative, vendet vakante të të cilave u krijuan pas urdhrit të Kryeministrit Rama për dorëheqjen e administratorëve në të gjithë Shqipërinë. Kanë qenë më shumë se 400 aplikime për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së administratorëve dhe drejtorëve në Bashkinë e Elbasanit. “Ka qenë një proces i hapur ku kanë aplikuar mbi 436 qytetarë që kanë shprehur interes të jenë pjesë në këtë proces”, shprehet Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë Elbasan. Aplikantët u testuan me shkrim dhe komunikim me gojë në lidhje me aftësitë e tyre drejtuese, njohjen e zonave përkatëse, problematikave të tyre, por edhe për aftësitë në risitë teknologjike që tashmë ofron pushteti vendor. “Për administratorët është zhvilluar...