Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Na jep lekë’/ Detaje nga arrestimi i punonjësve të IMT-së, u kapën tek lokali i ish deputetit
Tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë u vunë në pranga gjatë një operacioni që po zhvillohet nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Bazuar në referimin e Policisë së Shtetit, SPAK firmosi urdhër arreste ndaj dy punonjësve të IMT, pasi një shtetas ka kallëzuar se në zonën e kombinatit, disa persona e kanë vizituar në banesë dhe i kanë kërkuar para në këmbim të mos prishjes së dy tendave të lokalit në katin e parë. Pas referimit prej sektorit kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit u referuan materiale në SPAK dhe njëherazi gjatë ditës janë përdorur metoda speciale të hetimit ku dhe është provuar pagesa e një mijë eurove. Të arrestuarit janë Niko Zmalaj, punonjës në Bashkinë Tiranë DPN 2 Drejtoria e...