Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dorëheqja e Liburn Aliut, Hysen Durmishi merr drejtimin e Ministrisë së Mjedisit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot Hysen Durmishin si ministër të ri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes së Liburn Aliut. Durmishi, i cili deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë dikaster, merr drejtimin e Ministrisë pas vendimit të Aliut për t’u tërhequr nga detyra. Kryeministri Kurti e ka uruar për përgjegjësinë e re dhe i ka uruar suksese në përmbushjen e detyrave. Nga ana tjetër, Liburn Aliu bëri të ditur se dorëheqja e tij lidhet me zhvillimet e fundit politike, pas zgjedhjes së bashkëpartiakut të tij, Dimal Basha, në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Aliu theksoi se e kishte njoftuar kryeministrin menjëherë pas votimit të Bashës, duke sqaruar se ky vendim vjen nga bindjet e tij...