Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë/ Arrestohen dy inspektorë, në kërkim dy të tjerë! U bënin presion bizneseve për t’u marrë para

Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë/ Arrestohen dy inspektorë, në kërkim dy të tjerë! U bënin presion bizneseve për t’u marrë para

Dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë u vunë në pranga gjatë një operacioni që po zhvillohet nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, sikurse mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat. Dyshohet se inspektorët u bënin presion biznesmenëve për t’u marrë para. Kanë qenë pikërisht bizneset që kanë denoncuar rastet, duke bërë që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Policia e Shtetit të nisin një operacion të gjerë. Top Channel meson se disa biznese në kryeqytet janë përballur me presion nga inspektorët e IMT-së, të cilët i detyronin të paguanin shuma të ndryshme për të mos i ndëshkuar. Përballë faktit që duhej të paguanin shuma të konsiderueshme për inspektorë që në krah nuk kishin ligjin,...